Telegrafi

PTK inicion padi ndaj TEB Bankës

Kjo edhe për faktin tjetër se 311 punëtorë të PTK-së me këtë rast u janë ekspozuar rrezikut nga publikimi i të dhënave të tyre bankare nga punëtorja e kësaj banke, e cila në bazë të një konfirmimi nga vetë TEB Banka është Ilirjana Krasniqi e bija e ish-drejtorit financiar të PTK, Isak Krasniqi, thuhet në një njoftim të PTK-së.

Si rrjedhojë e këtij ekspozimi, PTK-ja ka nisur procedurat e brendshme hetimore për ta kuptuar se kush po nxjerr dokumente konfidenciale të korporatës në publik dhe pas bashkëpunimit me zyrtarë të TEB Bankës ka dalë se të dhënat janë publikuar nga punëtorja e kësaj banke.

Muhamet Xhemajli, nga Departamenti i Hetimeve në PTK, i cili ka marrë pjesë në takimin e vetëm që është organizuar mes PTK-së dhe TEB Bankës për sqarimin e këtij rasti, ka thënë se pas marrjes së informacionit mbi publikimin e listës së pagave në media, Departamenti i Hetimeve së bashku me Departamentin e IT-së në kuadër të PTK-së ka vazhduar me hulumtime rreth rastit të publikimit të të dhënave në media.

Në njoftim thuhet se PTK-ja do të pres rezultatet nga organet kompetente të drejtësisë pas dërgimit të lëndës në gjykatën kompetente. /Telegrafi/