Vala dhe Telekomi i Kosovës për këtë fund vit i ka gëzuar shumë fëmijë që janë të shtrirë në Qendrën Klinike të Pediatrisë në Prishtinë, duke u shpërndarë dhurata, gjithashtu kanë shpërndarë dhurata edhe për fëmijët e Çerdhes “Klea”, për fëmijët me Sindromin Down.
Mehdi Latifaj, ushtrues detyre i kryeshefit të PTK-së, duke shpërndarë dhuratat fëmijëve që janë të shtrirë në këtë klinikë, tha se PTK-ja për çdo fund vit jep dhurata fëmijëve të familjeve që janë raste sociale, fëmijëve të familjeve të dëshmorëve, veteranëve, si dhe fëmijëve të shtrirë në Klinikën e Pediatrisë.
“PTK-ja dhe Telekomi i Kosovës si vitet e kaluara edhe këtë vit ka marrë një iniciativë që të shpërndajë dhurata për të gjithë fëmijët e kategorive të ndryshme sociale por edhe në këtë rast fëmijëve të cilët janë në nevojë për shëndet edhe për përkujdesje shëndetësore. Sigurisht që doktori dhe ekipi i tij bëjnë më të mirën e mundshme për shëndetin e këtyre fëmijëve. Ne deshëm vetëm pak me i gëzuar këta fëmijë për festat e fund vitit, duke u uruar atyre shëndet edhe një të ardhme sa më të shndritshme në të ardhëm”, tha ai.
Latifaj tregoi se PTK-ja vetëm për këtë fund vit i ka ndarë mbi 2 mijë dhurata fëmijëve të familjeve të veteranëve, fëmijëve të familjeve që janë raste sociale e kështu me radhë.
Ndërkaq, Muharrem Avdiu, drejtor i Klinikës së Pediatrisë, iu gëzua faktit që PTK-ja i gëzoi me dhurata fëmijët që janë në këtë klinikë.
Avdiu potencoi se deri sa po i sheh përfaqësuesit e PTK-së, që po i gëzojnë fëmijët e pediatrisë,ia bënë me dijë këtij të fundit se nuk janë të lënë anash. “Gjestin e juaj e përshëndes dhe jo vetëm tuajin , por edhe të shumë firmave e individëve të tjerë të cilët u kujtuan në këto tri, katër ditë e fundit e vizituan Klinikën e Pediatrisë dhe ndanë dhurata për ata që i duam më së shumti dhe që ne i kemi objekt të shërbesës tonë si doktorua, si motra medicinale, gjegjësisht si personel mjekër”, tha ai.
Ndryshe, ata shpërndanë dhurata edhe për fëmijët e Qerdhes “Klea”, për fëmijët me Sindromin Doën si dhurata të tjera për fëmijët në tërë vendin. /Telegrafi/