Telegrafi

PTK: Do t’ua kthejmë të gjithë klientëve 1 euro

"Sistemi nuk funksioni siç duhet për shkak të vërshimit të kërkesave për të shfrytëzuar ofertën më të re të Vala, vikendi 1 Euro. Sistemi nuk ka funksionuar për 7 për qind të klientëve, të cilët nuk kanë mundur t’i qasen shërbimit. Ju garantojmë që nga dita e hënë atyre do t’ ju kthehen paratë", tha Abazi.

Për të pasur qasje në këtë shërbim, konsumatori i Valës duhet të dërgonte një SMS – të zbrazët – në numrin e shkurtuar 557, i cili kushton vetëm 1 euro.

Më pas, konsumatorit i kthehet konfirmimi për aktivizimin e shërbimit, gjë që do të thotë se prej atij momenti, të gjitha thirrjet do të jenë falas vetëm brenda rrjetit Vala, gjatë gjithë vikendit. /Telegrafi/