Telegrafi

PTK dhe TEB nënshkruajnë kontratë bashkëpunimi

Marrëveshja ofron shërbime specifike për nevoja të bankës dhe e bënë Postën e Kosovës një partner të besueshëm të biznesit kosovar.

“Posta e Kosovës, Njësi Biznesi e PTK-së, ka kënaqësinë që tash e tutje do të bashkëpunojë me TEB, duke i ofruar asaj shërbimet e veta, siç janë ato të pranimit dhe dorëzimit të dërgesave postare, duke e çuar në këtë mënyrë bankën edhe më pranë konsumatorëve të vet ”,ka deklaruar Kryeshefi Ekzekutiv i PTK-së Shyqyri Haxha, me rastin e nënshkrimit të kontratës.

Ai po ashtu ka pohuar se marrëveshja do të ndikojë në mënyrë të drejtpërdrejtë në rritjen e të hyrave të Postës së Kosovës, që është edhe synim i menaxhmentit.
Në anën tjetër, drejtori i përgjithshëm i TEB Bank, Alp Yilmaz ka thënë se kjo marrëveshje do t’i mundësojë bankës që t’u ofrojë shërbime të nivelit të lartë klientëve të vet.

“TEB, shtuar e-mail-it, dhe telefonit, shfrytëzojmë letrën si mjet komunikimi me klientët tonë. Kjo marrëveshje me Postën e Kosovës do të na mundësojë që të ofrojmë më shumë shërbime të tilla, me kërkesë të klientëve”.

Ndryshe marrëveshja PTK-TEB Bank bëhet në kuadër të angazhimit të Postës së Kosovës që të zhvillojë shërbimin postar. /Telegrafi/