Telegrafi

PTK dhe Posta e Turqisë nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Vizita që Kryetari i Bordit të Drejtorëve të PTK Sh.a., z. Rexhë Gjonbalaj dhe Drejtori i Postës së Kosovës, z. Rafet Jashari i bënë Postës Turke, rezultoi të jetë konstruktive dhe shumë frytdhënëse.

Në një ceremoni solemne, Drejtori i Postës të PTK Sh.a., z. Rafet Jashari dhe drejtori i Postës së Turqisë, njëkohësisht kryetar i Bordit të Drejtorëve, z. Osman Tural, kanë nënshkruar këtë marrëveshje duke u shprehur pozitivisht për bashkëpunimin që do të kenë të dyja Postat në të ardhmen.

Marrëveshja e nënshkruar, u mundëson asistencë të ndërsjellë për të mundësuar automatizimin e sporteleve të Postës së Kosovës; trajnimin e stafit të Postës së Kosovës në Postën Turke për shërbimet financiare bankare dhe jo bankare.

Gjithashtu, në bazë të marrëveshjes së arritur, do të ketë bashkëpunim në fushat relevante me interes të përbashkët.

Me qëllim të arritjes dhe thellimit të bashkëpunimit, Posta Turke do të jap në pronësi Sofwerin e Automatizimit të sporteleve të zyrave postare dhe Qendrës Transite Postare për Postën e Republikës së Kosovës.

Me këtë rast, Posta Turke do të mbikëqyr implementimin e Automatizimit të sporteleve në Postën e Kosovës, me stafin e saj.

Kjo marrëveshje bëhet në kuadër të angazhimit të Postës së Kosovës që të zhvillojë shërbimin postar, duke i plotësuar kështu të gjitha standardet e larta evropiane dhe duke u ofruar siguri dhe shërbime kualitative klientëve të saj.

Bashkëpunimi i dy Postave, i cili vetëm sapo ka filluar, premton një të ardhme të ndritshme për Postën e Kosovës dhe klientët e saj.