Telegrafi

PTK dhe FSKP nënshkruajnë kontratë bashkëpunimi

Marrëveshja e nënshkruar ofron shërbime specifike për nevoja të Fondit, ndërkohë që e bënë Postën e Kosovës një partner të besueshëm të biznesit dhe institucioneve kosovare.

Me këtë rast, Kryeshefi Ekzekutiv i PTK-së, Shyqri Haxha ka pohuar se PTK-ja dhe Posta e Kosovës si njësi e saj biznesi, ka kënaqësinë që tash e tutje do të bashkëpunojë me Fondin Slloveno-Kosovar duke i ofruar asaj shërbimet e veta, siç janë ato të pranimit dhe dorëzimit të dërgesave postare, duke e çuar në këtë mënyrë Fondin edhe më pranë qytetarëve dhe kontribueseve kosovar.

Sipas Haxhës, PTK dhe Fondi Slloveno-Kosovar i Pensioneve, edhe më tutje do të vazhdojë të zgjerojë mundësitë e bashkëpunimit të tyre, dhe kjo gjithnjë në të mirë të konsumatorit respektivisht qytetarëve anë e mban vendit.

Ndërkaq, drejtori i përgjithshëm i FSKP, Dardan Sejdiu, ka thënë se arritja e kësaj marrëveshjeje është një hap në trendin e bashkëpunimit mes PTK dhe FSKP.

“Bashkëpunimi jonë do ta forcojë edhe më shumë përkushtimin tonë ndaj klientëve që kemi në tërë territorin e vendin. Pasqyrat të cilat sipas ligjit jemi të obliguar t’i dërgojmë një herë në vit, shpërndahen edhe më shpesh se kaq, e tërë kjo për hir të transparencës ndaj klientëve”.

Fondi Slloveno-Kosovar i Pensioneve është pjesë e Fondit Prva Grupa të Sllovenisë, ndërkohë që operon në shtatë shtete të rajonit, përfshirë edhe Kosovën.

Kjo marrëveshje bëhet në kuadër të angazhimit të Postës së Kosovës që të zhvillojë shërbimin postar, e paraprirë nga marrëveshja e mëhershme që Posta e Kosovës ka arritur me dy bankat tjetër kosovare TEB, Bankën Për Biznes (BPB) dhe Nova Ljubljanska Banka (NLB). /Telegrafi/