“Është vendim i menaxhmentit që pas sigurimit të të gjitha të dhënave të sakta për shumën e borxheve dhe identifikimin e secilit borxhli që t’i ftoj që të gjithë që duke filluar nga sot e për një muaj tutje të fillojnë shlyerjen e borxheve”, thuhet në një njoftim zyrtar të PTK-së.
Në po të njëjtin njoftim zyrtar thuhet se, shlyerja e borxheve ndaj PTK-së mund të bëhet edhe me këste, por që konsumatorët paraprakisht duhet të lidhin kontratë për shlyerjen e borxheve dhe këtë mund ta paguajnë 36 muajve të ardhshëm kjo duke ju falënderuar politikave shumë liberale të PTK –së.
“PTK u përkujton të gjithë borxhlinjve e saj, përfshirë këtu institucione, kompani private e publike dhe individë se kjo është thirrja e fundit publike që u bëhet atyre për shlyerjen e detyrimeve që kanë ndaj kompanisë sonë”. /Telegrafi/