Telegrafi

PTK 30 mijë euro për zonat e përmbytura në Shqipëri

Kryeshefi Ekzekutiv i PTK-së, Shyqyri Haxha tha se kjo nuk është ndihma e parë financiare që PTK ka ndarë për banorët e veriut të Shqipërisë. Ai tha se  në janar PTK  ka ndarë edhe  10 mijë euro.

“PTK, respektivisht Bordi i Drejtorëve e ka ndier të nevojshme që në saje të angazhimit të vet të jetë e pranishme në përpjekjen për t’i ndihmuar njerëzit e zonave të përmbytura në Shqipëri për përballimin e gjendjes së vështirë në të cilën ndodhen”, tha Haxha. /Telegrafi/