Site icon Telegrafi

PTHP: Tek drejtori i SPB në Kumanovë, janë gjetur të dhëna lidhur me keqpërdorime dhe abuzim të pushtetit

Zyra e Prokurorisë Themelore Publike (PTHP) për parandalimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, në lidhje me aksionin e mbrëmshën në shtëpinë e shefit të SPB në Kumanovë, Stojançe Veliçikoviç, njoftoi se me urdhër të gjykatës paraprake informoi se është kryer hetim në shtëpinë e Veliçikoviçit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Qëllimi i hetimit ishte gjetja e gjurmëve të veprave penale ose të dhëna të rëndësishme për lëndë të caktuara. Janë sekuestruar të dhëna në formë të shkruar dhe elektronike, që përmbajnë të dhëna të rëndësishme me çështje të caktuara penale si “keqpërdorim i pozitës zyrtare” dhe çështje tjera penale”, thuhet në njoftimin e PTHP-së.

Zyra e Prokurorit Publik për krimin e organizuar dhe korrupsionit gjithashtu informoi se veprimet e ndërmarra mbrëmë janë në pajtim me urdhërin gjyqësor “vetëm kontroll të shtëpisë dhe jo paraburgim i personit”./Telegrafi/

Exit mobile version