Prokuroria Themelore Publike në Maqedoni tashmë ka krijuar një komision për referendum i cili do t’i ndjek dhe do t’i zgjidh problemet me parregullsitë të procesit zgjedhor gjatë kryerjes së drejtës së qytetarëve për të votuar në referendum.
Në këtë komision bëjnë pjesë katër prokurorë të qarqeve të PTHP-së, dhe një prokuror nga Prokuroria e Shkupit.
Kryetar i këtij komisioni është Xhelal Bajrami i cili thotë se janë të gatshëm për të ruajtur procesin e referendumit për gjithë territorin e vendit.
Nëse keni ndonjë ankesë mund t’i kontaktoni prokurorët e këtij komisioni në: referendum@jorm.gov.mk . /Telegrafi/