Siç njofton 1TV, ende pritet përgjigje nga Rusia për publikimin e audio-incizimeve ilegale. Sipas burimeve të këtij televizioni në Prokurori birfojnë se kanë kërkuar nga Rusia të ndihmojë në zbulimin e identitetit të personit që fshihet pas pseudonimit Gromovnik në rrjetin social “Vnkontake”, por edhe të ndalohet publikimi i ardhshëm i incizimeve të tilla.
Kjo është kërkuar nga autoritetet pas publikimit të tre bombave, ndërsa deri tani ende s’ka asnjë përgjigje. Nëse Rusia nuk pajtohet, sipas burimeve të televizionit prokuroria do të kërkojë me Interpolin të hyjë në kontakt me autoritetet e atjeshme që të sigurohen infromacione për publikuesin e audio-incizimeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nëse përpjekjet përmes Interpolit të ndalohet Grmovniku nuk kanë sukses, atëherë prokuroria do të kërkojë ndihmë juridike ndërkombëtare, proces që do të zgjaste më gjatë.
Në profilin e Gromovnik, gjatë publikimit të audio-incizimit është shkruar se gjendet në Budapest, por ekspertët thonë se kjo s’do të thotë asgjë, duke marrë parasysh se shumë lehtë, me aplikacion softuerik mund të ndërrohet IP adresa dhe të jepet lokacion i ndryshëm.
Ndryshe, këto ditë u publikua një audio-incizim të deputetit nga radhët LSDM-së, Pavle Bogoevski i cili akuzohet se po blen kokainë, ndërsa deputeti Bogoevski mohoi një gjë të tillë duke pranuar zërin e tij dhe se në vend të kokainës ka blerë vaj kanabisi për shërimin e një personi të afërt të tij./Telegrafi/