Telegrafi

PTHP do të kërkojë paraburgim për atentatorin e Todorovit

Prokuroria Themelore Publike-Shkup sot ka dhënë urdhër zbatimi për paraburgim kundrejt personit L.S nga Velesi i cili me tre plumba nga pistoletë për ushtrime ka gjuajtur në drejtim të ish-ministrit të shëndetësisë, Nikolla Todorov, shkruan Telegrafi Maqedoni.

I dyshuari do të gjykohet për ”tentim për vrasje” sipas nenit 123, alineja 19 për mbajtje, përdorim dhe për tregëti me armë të Kodit Penal.

Prokurori kujdestar ka vlerësuar se paraburgimi në këtë fazë është i nevojshëm deri në vendimin e radhës. /Telegrafi/