Site icon Telegrafi

PTHP Strugë ndjek penalisht tre persona për tregti me lëndë narkotike

Prokurori publik kompetent i Prokurorisë Themelore Publike Strugë lëshoi një urdhër për fillimin e procedurës hetimore ndaj tre personave, shtetas të Shqipërisë, për prodhimin dhe tregtimin e lëndëve narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Të dyshuarit dje rreth orës 1:40 janë arrestuar si bashkë autorë të paautorizuar për shitjen e 69 kilogramë drogë – marihuanë. Droga më herët ka qenë e paketuar në qese plastike të zezë dhe u transportua në rrugën kryesore Strugë – Qafë Thanë në afërsi të fshatit Frangovë. Me çka ata u zbuluan dhe u arrestuan nga zyrtarë të autorizuar të Ministrisë së Punëve të Brendshme”, thonë nga PTHP Strugë.

Lexo po ashtu Strugë, policia konfiskon 60 kilogramë mariuhanë (Foto)

Prokurori kompetent vlerësoi se kishte rrethana që tregonin rrezikun e arratisjes dhe prandaj, përpara një gjyqtari me procedurë paraprake nga Gjykata Themelore e Strugës, u paraqit një kërkesë për përcaktimin e masës së paraburgimit për tre të dyshuarit./Telegrafi/

Exit mobile version