Prokuroria Themelore Publike e Shkupit ka lëshuar urdhër për procedurë hetimore kundër tre personave, nga të cilët i pari dyshohet për vazhdimin e veprës penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”, ndërsa dy të tjerët për veprat e zgjatura penale si falsifikimi i dokumenteve dhe nxitja e të dyshuarit të parë për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Sipas Prokurorisë, në periudhën nga korriku i vitit 2020 deri në maj të vitit 2021, i dyshuari i parë në cilësinë e zyrtarit në Ministrinë e Punëve të Brendshme, i nxitur nga dy të tjerët, ka keqpërdorur pozitën dhe autoritetin e tij zyrtar dhe me dashje ka kryer disa veprimet joligjore që paraqesin shkelje të shumëfishta ligjore.
I dyshuari i parë nga dy të dyshuarit e tjerë ka përfituar shuma të konsiderueshme pasurore prej 174.052 euro.
I dyshuari i dytë dhe i tretë, në periudhën e lartëpërmendur, kanë dorëzuar dokumente të falsifikuara për regjistrimin e veturave luksoze, të cilave u janë fshehur dhe u janë ndryshuar numrat origjinal të identifikimit.
I dyshuari i parë, pa bërë kontrollet e duhura në të gjithë dokumentacionin, i ka lejuar të regjistrojnë automjetet dhe më pas ka ndihmuar në rishitjen e të njejtave.
Për tre të dyshuarit prokurori publik kompetent i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale në Shkup për caktimin e masës së paraburgimit për veprën panale, pasi ekziston rreziku që të ikin ose të ndikojnë te dëshmitarët e tjerë apo ta përsërisin veprën për të cilën dyshohen.