Site icon Telegrafi

PTHP – Shkup: Nëna shkakton zjarrin për të mbuluar gjurmët e vrasjes së të birit

Prokuroria Themelore Publike – Shkup është duke vepruar pas kallëzimit penal lidhur me ngjarjen e 22 shtatorit, kur pas një zjarri të shkaktuar në një banesë në Shkup, ishte gjetur trupi i pajetë I pronarit 36-vjecar të banesës me shenja të dhunës.

PTHP-ja thotë se dëshmitë e siguruara japin dyshime të bazuara për një të dyshuar si kryerës I veprës penale – vrasje makabre, përcjellë Klan M. I dyshuari veprën e ka kryer pas një zënke të shkurtër me viktimën, duke e privuar nga liria me më shumë se 45 goditje në qafë dhe trup.

“Pas ngjarjes ai disa herë ka i është paraqitur nënës së tij, e cila në një pompë benizne kishte blerë 1.5 litër karburant dhe së bashke me të birin kanë shkaktuar zjarrin me qëllim që t`i mbulojnë gjurmët e vrasjes makabre. Me shkaktimin e zjarrit kanë shkaktuar edhe rreziqe për jetën qytetarëve tjerë që jetonin në ndërtesë” – thonë nga PTHP.

PTHP-ja siç njofton Klan M, thotë se kundër të dyshurit I cili nuk është I kapshëm për organet e ndjekjes do të ngriten hetime për veprën penale – vrasje, kurse Prokuroria do të propozojë paraburgimin si masë sigurimi pas kapjes së tij dhe privimit nga liria.

Ndërkohë, për nënën e tij 59-vjecare, si bashkëkryerëse, është ngritur procedura për vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme. Ajo është privuar nga liria dhe me propozim të Prokurorit Publik është në paraburgim 30 ditësh. /KlanMacedonia/

Exit mobile version