Site icon Telegrafi

PTHP: Policia në koordinim me prokurorin publik po punon për zbulimin e autorit të vrasjes së mjekut në Zhelezarë

Prokuroria publike ka njoftuar sonte se policia në koordinim me prokurorin publik po punon për zbulimin e autorit të vrasjes së mjekut 67-vjeçar kufoma e të cilit u gjet në lagjen Zhelezara.

“MPB po punon për zbulimin e autorit, në koordinim me prokurorin publik. Priten edhe gjetjet e autopsisë”, theksoi Prokuroria.

Ministria e Punëve të Brendshme dje ka njoftuar se mjeku me plagë me thikë është gjetur në automjetin e tij Kia në parkingun përballë Poliklinikës Zhelezara.

Exit mobile version