Site icon Telegrafi

PTHP po punon për zbardhjen e vrasjes në Matkë të Shkupit

Prokurori publik kompetent nga Prokuroria Themelore Publike – Shkup (PTHP) solli vendim për nisjen e hetimeve kundër 19 vjeçarit, i dyshuar për vrasjen e djeshme në Matkë të Shkupit, ku pas një zënkë ndërroi jetë një djalosh i ri, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Përleshje në Matkë të Sarajit, theret për vdekje një djalosh i ri (Video)

“Një person është i dyshuar për veprën penale “vrasje”, sipas nenit 123 nga Kodi Penal, ndërsa personi i dytë është i dyshuar për veprën penale “pjesëmarrje në rrahje”, sipas nenit 132 nga Kodi Penal. Të dy personat janë privuar nga liria dhe kundër dyve do të propozohet të shqiptohet masa e paraburgimit”, njoftojnë nga PTHP.

Lexo po ashtu Është plagosur edhe vëllai të vrarit me thikë në Matkë

Nga PTHP gjithashtu theksojnë se prokurori kompetent po punon për të zbardhur tërësisht motivet e vrasjes së djaloshit të ri dhe për këtë arsye trupi i djaloshit, tashmë të ndjerë është dorëzuar për obduksion./Telegrafi/

Exit mobile version