Telegrafi

PThP: Për katër persona do të kryhet hetim pas aksionit të mbrëmshëm “Sekret”

Prokurori Publik nga Prokuroria Publike për hetimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit sot dha urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër katër personave, të cilët dyshohen se kanë kryer vepër penale prodhimtari ilegale dhe lëshim në treg të drogave narkotike dhe substancave psikotropike.

“Pas procedurës parahetimore disamujore, nën udhëheqjen e Prokurorit Publik për hetimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, MPB-së zbatoi aksioni me emër të koduar “Sekret”. Gjatë ditë së djeshme deri sot, në orët e hershme u krye kontrolli i shtëpive në 11 vende tepër Bashkinë e Shkupit dhe rrethinë. Në aksion nga liria janë privuar tre persona, dhe një person për momentin nuk është në dispozicionin e organeve të hetimit. Një nga të dyshuarit në përpjekje që të arratiset nga shteti është privuar nga liria në Aeroportin ndërkombëtar Shkup. Gjatë kontrolleve janë gjetur dhe marrë më shumë paketime të drogës narkotike që ka qenë e përgatitur për shtije, pesë motoçikleta luksoze, para të shumta si dhe peshore për matjen e drogës, armë zjarri dhe telefona celularë. Lëndët e kontrolleve janë dhënë për ekspertizë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ata njoftojnë se dy nga të dyshuarit, të cilët janë vëllezër, nga fillimi i shkurtit të këtij viti në më shumë raste nga persona të panjohur, kanë blerë kokain që e kanë paketuar në shtëpinë e tyre për ta shitur më vonë.

Lexo po ashtu Policia jep detaje për aksionin antidrogë në Shkup, ngritet padi penale ndaj katër personave

Ata, me qëllim të shitjes së drogës, kanë organizuar rrjet të rishitësve në Shkup. Shitka e drogës është bërë përmes telefonit ku çmimi ka qenë nga 2.500 deri 6.000 denarë./Telegrafi/