Prokuroria Publike insiston që të gjitha partitë politike të ndalojnë keqpërdorimin e rastit “Feniks” për qëllime politike, si dhe të çdo rasti tjetër, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“I kujtojmë të gjithë aktorëve politikë mesazhin që në këtë kontekst u dërgua nga Departamenti Amerikan i Shtetit vetëm pak ditë më parë – “liderët e Maqedonisë së Veriut duhet të tregojnë të forcë, rezultate të dukshme kundër korrupsionit, nëpërmes forcimit të institucioneve të pavarura dhe ndalimin e ndërhyrjeve politike, veçanërisht në gjyqësi, çka është thelbësore për përmbushjen e qëllimeve për hyrje në BE dhe ngritjen e besimit të qytetarëve te qeveria”, thonë nga Prokuroria.
Prokuroria Themelore Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe prokurori publik i cili procedon në rastin marrin veprime për sigurimin e fakteve të udhëhequr plotësisht nga parimet e drejtësisë dhe të mbrojtjes së prezumimit të pafajësisë.
Nga atje theksojnë “në lidhje me komentet dhe spekulimet publike në të cilat fokusi është në afatin kohor për marrjen e masave në këtë rast, mendojmë se është e nevojshme të theksohen data të caktuara që pasojnë veprimet në këtë rast, në mënyrë që publiku mund të gjykojë se rasti “Feniks” është zhvilluar në përputhje me ligjin dhe sipas provave”./Telegrafi/