Prokuroria Themelore Publike në Kavadar po ndërmerr disa veprime për të hetuar shkaqet e vdekjes së një 64 vjeçari nga Shkupi, i cili në muajin dhjetor u gjet i vdekur në veturën e tij në ujërat e “Lumit të Zi”, në territorin e Komunës Rosoman.
Menjëherë pas ngjarjes është kryer këqyrja në vendngjarje dhe gjatë këqyrjes fillestare të trupit të të ndjerit nuk janë konstatuar gjurmë të dukshme dhune.
Është urdhëruar kryerja e autopsisë, ndërsa procesverbali i autopsisë është ende në përgatitje e sipër dhe nuk është dorëzuar në prokurori.
Gjithashtu, janë urdhëruar analiza shtesë laboratorike.
Për të hetuar ngjarjen, prokurori publik kompetent ka kërkuar edhe operatorët celularë që të kontrollojnë listat dhe të dhënat nga stacionet bazë për komunikim të mundshëm telefonik.
Në bazë të të gjitha këtyre të gjeturave dhe informacioneve, Prokuroria Themelore Publike Kavadar do të bëjë kontroll të plotë të ngjarjes.