Prokuroria Themelore Publike (PTHP) në Strugë ka filluar procedurë hetimore ndaj dy të dyshuarve për kryerjen e veprës penale, dëmtim ose shkatërrim i të mirave publike nën mbrojtje të përkohshme ose vende natyrore të rralla.
Nga Prokuroria Publik njoftojnë se gjithashtu është nisur procedurë edhe kundër një inspektori nga Ministria e Mjedisit për kryerjen e veprës penale “pengim të drejtësisë”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në njoftimin e PTHP-së thuhet se më 16 mars të këtij viti dy persona janë vërejtur se si shkatërrojnë të mirat publike në mbrojtje të përkohshme.
“Njëri nga të dyshuarit pranë plazhit ‘Versus’ me një anije është futur në liqen dhe me drapër ka prerë një kallam. I dyshuari i dytë urdhëroi prerjen e kallamishteve me qëllim që të ndalonte rritjen natyrore. Me këto veprime, të dyshuarit vepruan në kundërshtim me Ligjin për Mbrojtjen e Natyrës, në të cilin Liqeni i Ohrit klasifikohet si një monument i natyrës dhe ku aktivitetet që rrezikojnë monumentet dhe vlerat e saj nuk lejohen”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë./Telegrafi/