Prokuroria Themelore Publike njofton se ka ngritur aktakuzë për sulmuesin e deputetit dhe krytetarit të PLD-së, Goran Milevski.
Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, mbrëmë njoftoi se personi që sulmoi Milevskin është arrestuar nga policia, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Më 25 mars të këtij viti në sheshin “Maqedonia” fizikisht është sulmuar deputeti i Kuvendit të Maqedonisë. Identiteti i të paditurit është vërtetuar pas publikimit të fotografive në opinion. Duke vlerësuar se janë përmbushur të gjitha kushtet ligjore, në gjykatë është dorëzuar propozimi për shqiptimin e masës së paraburgimit për të paditurin”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore./Telegrafi/