Prokuroria Themelore Publike (PTHP) përmes një kumtese ka reaguar ndaj inforacioneve se po pengojnë hetimin e ngjarjeve të 27 prillit në Kuvedin e Maqedonisë. Nga Prokuroria theksojnë se në asnjë moment nuk kanë penguar hetimin, por veprojnë në pajtim me ligjin, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Përkundrazi, në pajtueshëmri me ligji, PTHP jep urdhëra për zbulim të të njëjtave dhe do të veprojë çdoherë për të gjitha kallëzimet penale me të cilët janë dokumentuar veprat më të rënda penale. Njëherit, çdo ngjarje penale juridike është e veçantë dhe nuk mund të tërhiqen paralele gjatë veprimit”, thuhet në reagimin e PTHP-së.
Ata gjithashtu informojnë se deri tani kanë pranuar kallëzime penale nga MPB vetëm kundër kryerësve të dyshuar për hyrje të dhunshme në Kuvend dhe pengim të personave zyrtarë në ushtrimin e funksionit të tyre.
Prokuroria Publike shpjegon edhe se është legjitimuar në zbulimin e kryerësve të veprave penale, për shkak të mosharmonizimit të ligjit për prokurori publike me ligjin për procedurë penale./Telegrafi/