Site icon Telegrafi

PTHP Maqedoni lidh marrëveshje me disa nga të pandehurit në rastin “Perandoria”

Gjykata Themelore Penale Shkup gjatë ditës së djeshme ka pranuar marrëveshje të lidhura mes prokurores Liles Stefanovës dhe dy të pandehurve në rastin “Perandoria”.

Sipas PTHP-së, marrëveshjet kanë të bëjnë për veprën penale keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe larje parash dhe se dy të akuzuarit kanë pranuar veprat penale dhe u është shqiptuar 1 vjet dënim.

Në periudhën janar 2004 deri në mars 2006, i pandehuri J.K. së bashku me të pandehurit K.K.S. dhe Z.A. dhe i ndjeri IK, si anëtarë përgjegjës ekzekutiv dhe joekzekutiv të Bordit të drejtorëve në subjektin juridik “Orka Holding” SHA Shkup, kanë shfrytëzuar kompetencat dhe pozitën e tyre dhe kanë dëmtuar kreditor – Ministria e Financave – Drejtoria e të Ardhurave Publike Shkup, në shumë prej 322.918.371,00 denarë.

Njëri nga të pandehurit që lidhi marrëveshje është edhe Orce Kamçev./Telegrafi/

Exit mobile version