Prokurori Themelore Publike (PTHP) kërkon që t’u vazhdohet masa për siguri për 35 të dyshuarit e ngjarjeve të 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë.
Prokurori kompetent kërkoi nga gjykata që personit Zh.P t’i ndërrohet masa e arrestit shtëpiak me atë të përkujdesit, gjegjësisht paraqitjes në gjykatë një herë në javë, ndërsa për personin I.D masa e paraburgimit të ndërrohet me arrest shtëpiak, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Për personat tjerë të dyshuar Prokuroria kërkoi që t’u vazhdohen masat e përkujdesit, sigurisë dhe paraburgimit./Telegrafi/