Site icon Telegrafi

PTHP kërkon 30 ditë paraburgim për Igor Jug, akuzohet si udhëheqës i turmës

Gjykata i ka shqiptuar paraburgim prej 30 ditësh Igor Jug, dhunuesit të deputetëve më 27 prill dhe më pas është kthyer përsëri në burgun e Shutkës.

Sot herët në mëngjes Jug është sjellur në gjykatë, pasi Prokuroria Themelore dyshon se ai është udhëheqësi i turmës, e cila sulmoi deputetët dhe gazetarët më 27 prill në Kuvend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga Prokuroria informojnë se kanë dorëzuar aktakuzë për udhëheqës të turmës, pasi kanë gjetur dëshmi të reja.

Prokuroria kërkon 30 ditë shtesë paraburgim për Igor Jug për shkak të rrezikut që ai mund të arratiset, të pengojë hetimet dhe të përsëri të kryejë vepra penele.

Më herët drejtori i burgut të Shutkës, tregoi se sot në mëngjes Jug është marrë në pyetje.

Ai është arresuar më 21 shtator dhe ju shqiptua paraburgim prej tetë ditësh./Telegrafi/

Exit mobile version