Site icon Telegrafi

PTHP-Kavadar kërkon masa ndaj gjashtë fëmijëve që kanë keqpërdorur fotografitë e shoqeve të tyre

Prokuroria Themelore Publike në Kavadar ka dorëzuar në gjykatën kompetente kërkesë për inicimin e procedurës përgatitore kundër gjashtë fëmijëve të cilët kanë shkelur ligjin, të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i të dhënave personale”.

Lexo po ashtu PTHP-Kavadar: Gjashtë nxënës dyshohet se kanë montuar fotografitë e shoqeve të klasës, me qëllim që t’i ofendojnë dhe tallin

Të miturit, të gjithë nxënës të klasës së nëntë të një shkolle fillore, në cilësinë e bashkëkryerësve, në mënyrë të paautorizuar kanë shkarkuar fotografi private të shoqeve të klasës, i kanë edituar dhe i kanë ndarë me bashkëmoshatarët e tyre, me qëllim ofendimin dhe talljen dhe dëmtimin e reputacionit të viktimave./Telegrafi/

Exit mobile version