Telegrafi

PTHP ka përshpejtuar hetimet për vjedhjen në NLB Bank

Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore Publike ka njoftuar se janë përshpejtuar hetimet për vjedhjen e kryer në NLB Bank në Shkup ku ka thënë se është lëshuar vendim për paraburgim për një person, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Për të plotësuar hetimin PTHP ka kërkuar edhe videoinçizimet nga pjesë e arkës në këtë bankë dhe të gjithë dokumentacionin e qarkullimit ditor dhe javor për periudhën kur është bërë vjedhja.

PTHP gjithashtu është duke hetuar edhe telefonatat e të punësuarve në bankë dhe ka njoftuar se rasti do të zbardhet shumë shpejt. /Telegrafi/