Site icon Telegrafi

PTHP ka hapur dosje për harxhimet e Drejtorisë për parandalim të korrupsionit në Maqedoni

Prokuroria Themelore Publike në Maqedoni ka hapur hetime për harxhimet e Drejtorisë për parandalim të korrupsionit.

”Prokuroria ka marrë iniciativë për të vërtetuar faktet në lëndën për Drejtorinë për parandalim të korrupsionit. Nga atje do të kërkohet dokumentacioni i nevojshëm për të vërtetuar akuzat në fjalë. Gjithashtu do të kërkohet edhe dokumentacion nga Drejtoria për të Hyra publike dhe institucione relevante, me qëllim që të vërtetohen faktet për këtë rast” thuhet në deklaratën e Prokurorisë Themelore Publike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Raporti i revizorit ka konstatuar harxhime shtesë për harxhime rrugore që anëtarët e këtij komisioni për të marrë pjesë në mbledhje.

Nga LSDM kanë kërkuar që anëtarët e këtij komisioni të japin dorëheqje. /Telegrafi/

Exit mobile version