Prokuroria Themelore Publike – Kërçovë dha urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër një personi për kryerjen e veprës penale vrasje.
“I dyshuari 29 vjeçar më 18 dhjetor, gjatë ushtrimit të dhunës familjare, e ka vrarë bijën e tij të lindur në vitin 2022. Ai ka goditur foshnjën me disa goditje në dorë dhe këmbë duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore si frakturë kafkë, gjakderdhje në tru dhe dy brinjë të thyera”, thonë nga Prokuroria.
Ata shtojnë se nga plagët e shkaktuara, fëmija ka vdekur më 8 janar në Qendrën Klinike “Nëna Tereza” në Shkup, ndërkaq prokurori te gjykatësi në procedurë paraprake ka parashtruar propozimin për paraburgim.
Kujtojmë se foshnja 2 vjeçare luftoi për 22 ditë, ndërsa i ati foshnjës, F.D u arrestua nga policia për shkak të veprës së kryer./Telegrafi/