Telegrafi

PTHP-ja raporton për parregullsi gjatë procesit zgjedhor në RMV

Prokuroria Themelore Publike në Shkup, Maqedonia e Veriut/ Foto: Telegrafi

Prokuroria Themelore Publike (PTHP) ka njoftuar se qytetarët kanë raportuar një sërë parregullsish gjatë procesit zgjedhor.

Deri në ora 13:00 është raportuar për agjitacion kërcënues drejtpërdrejtë ose nëpërmjet rrjeteve sociale për të votuar parti të caktuar politike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjithashtu, janë ofruar kuponë për derivate, si dhe para për votë, ndërkaq ka patur tentim të votimit me letërnjoftim të pavlefshëm.

Sipas PTHP-së, këto raste kanë ndodhur në Strumicë, Koçan dhe Shkup. Të gjitha këto parregullsi janë raportuar nëpërmjet postës elektronike të PTHP-së./Telegrafi/