Site icon Telegrafi

PTHP me hetime për incidentin në Shkup ku u lëndua policja

Prokuroria Themelore Publike (PTHP) e Maqedonisë ka hapur hetim për rastin e lëndimit të polices në parkingun afër QT ”Mavrovsaja” në Shkup.

Bëhet fjalë për incident që ka pasur si pasojë tentimet e polices që të largojë veturën e parkuar gabimisht në parking nga personi B.A, nga Çairi.

Lajmin për hapjen e lëndës nga Prokuroria e ka konfirmuar PTHP-ja për Makfax.

”Prokuroria ka hapur lëndë dhe ka thirrë në pyetje të lënduarën për të deklaruar rreth incidentit. Ndërkohë janë duke u hetuar edhe pista tjerë që do të ndihmojnë prokurorët rreth hetimeve. Pasi të analizohen të gjitha faktet, do të sjellet një vendim rreth këtij rasti” thonë nga PTHP-ja. /Telegrafi/

Exit mobile version