Site icon Telegrafi

PTHP hedhë poshtë iniciativën e Komisionit për Antikorrupsion për shkak të lëndës së parashkruar

Prokuroria Themelore Publike në Shkup, Maqedonia e Veriut/ Foto: Telegrafi

Prokurori publik kompetent i Prokurorisë Themelore Publike Shkup ka marrë vendim për refuzimin e mocionit të ndjekjes penale të paraqitur nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ndaj tre personave për vepër penale – shpërdorimi i pozitës zyrtare dhe kompetencave, deklarojnë nga Prokuroria, duke cituar se vendimi është marrë për shkak të lëndës së parashkruar.

“Paraqitja ka të bëjë me shpalljen për konkurs për punësimin e 30 nëpunësve gjyqësor në Gjykatën Themelore Shkup 1 – Shkup, midis të cilave Komisioni pëa Antikorrupsion ka konfirmuar mangësi në punësimin e një personi si bashkëpunëtor i ri gjyqësor. Sidoqoftë, prokurori publik, pasi mori kërkesën për të ndjekur penalisht të kyetarit të atëhershëm të Gjykatës, kryetarit të Komisionit për përzgjedhjen dhe pranimin e kandidatëve për vendin e lirë dhe administratorin e gjykatës, vlerësoi se ekzistojnë rrethana që e shfuqizojnë ndjekjen penale-parashkruar”, njoftojnë nga Prokuroria.

Nga PTHP shotjnë se, procedura për punësimin është kryer tërësish në maj të vitit 2015./Telegrafi/

Exit mobile version