Site icon Telegrafi

PTHP hedh poshtë pohimet e Antikorrupsionit për punë nën presion

Prokuroria Themelore Publike në Shkup, Maqedonia e Veriut/ Foto: Telegrafi

Prokuroria Publike hedh poshtë pohimet qesharake për presion dhe ndikim dhe theksojnë se koha e nevojshme për të vërtetuar gjendjen faktike në raste nuk është një kriter i duhur për vlerësimin e veprimeve të prokurorëve publik. Puna e Prokurorisë Publike mund të vlerësohet vetëm në bazë të seriozitetit dhe cilësisë së provave që vijnë nga vendimi i Prokurorisë Publike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këtë për AIM-në e deklarojnë nga Prokuroria Publike, në lidhje me deklaratën e sotme të kryetares së Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit Biljana Ivanovska, e cila tha se PTHP është ende duke punuar nën presion, siç theksoi ajo, për dy arsye, para është që për disa lëndë ende nuk ka përgjigje, dhe e dyta është se për disa lëndë, ata marrin përgjigje shumë të shpejtë.

“Prokuroria Publike në të gjitha rastet që po procedon, përfshirë edhe ato të ngritura nga një ankesë nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të vërtetuar faktet dhe për të verifikuar pohimet. Në çdo rast procedohet veçmas edhe nga mbledhja e dëshmive materiale dhe verbale merret vendimi i Prokurorisë Publike.

Koha e nevojshme për të përfunduar rastet dhe marrjen e vendimit të prokurorit publik varet nga vetë kompleksiteti i rastit, si dhe nga sasia e provave të mbledhura. Prandaj, në rastet kur pretendimet me sa duket nuk përmbajnë indikacione për krime ose në të cilat provat e mbledhura drejtpërdrejt tregojnë për një krim të kryer, është e qartë se vendimi i prokurorit publik gjithashtu duhet të merret së shpejti”, thonë nga PTHP./Telegrafi/

Exit mobile version