Pas urdhërit të prokurorit publik, kufoma, gjegjësisht trupi i Dilaver Bojkut, pronar i ‘Aqua Blue’ që u vra dje në Strugë, do të dërgohet për autopsi, kumtoi sot PTHP, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga atje theksojnë se, në mënyrë instensive janë marrë masat dhe aktivitete për qartësimin e rastit.
Sipas informatave të para, siç thuhet në kumtesë, vrasja e Dilaver Bojkut, ka ndodhur dje rreth orës 17:00, ende nga një person i paidentifikuar. Ai ka gjuajtur me armë zjarri ndaj Bojkut, i cili ka qenë te lokali i tij në Strugë.
Nga dëshmitarët thonë se vrasësi, është larguar nga vendi i ngjarjes me motoçikletë. /Telegrafi/