Site icon Telegrafi

PTHP: E ardhmja e qendrës hetimore të PSP-së duhet të zgjidhet me dispozita të reja

E ardhmja e qendrës hetimore, stafi i saj, pajisjet dhe gjithçka që lidhet me funksionimin e Prokurorisë Publike për ndjekjen të kallëzimeve të veprave penale të ndërlidhura dhe që rrjedhin nga përmbajtja e përgjimeve të paligjshëm të komunikimeve (PSP) duhet të zgjidhet me dispozita të reja që do të miratohen nga autoriteti kompetent, informojnë për AIM-në nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Nga atje thonë se Prokuroria Publike e RMV-së nuk ka kompetenca që të vendos për këto raste.

Në lidhje me transferimin e lëndëve të PSP-së, nga Prokuroria republikane thonë se në vazhdimësi transferohen lëndë të cilat janë në procedura hetimore dhe parahetimore.

“Në varësi të fushëveprimit, kompleksitetit të secilit rast individualisht, prokurorë të tjerë publik mund të caktohen në disa prej rasteve, të cilët bashkërisht do të procedojnë në to”, thonë nga PTHP.

Exit mobile version