Site icon Telegrafi

PTHP: I dyshuari Lutfiu në ‘Lagjen e Trimave’ ka mbushur 7 kanaçe benzini për koktej molotovi

I dyshuari Iran Lutfiu në rastin e Lagjes së Trimave, sipas PTHP-së, më 8 maj të vitit të kaluar nga pompa e benzinist para Kumanovës ka mbushur 7 kanaçe benzini, që janë përdorur për koktej molotovi me të cilat janë gjuajtur policia më 9 dhe 10 maj 2015 në ‘Lagjen e Trimave’, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këtë sot e ka deklaruar Prokurori Naum Panovski në seancën publike gjyqësore të radhës për këtë rast. Në dy muajt në vijim, gjykimi do të jetë i mbyllur për publikun ku do të jenë të publikuara masat parandaluese informative të DSK-së. /Telegrafi/

Exit mobile version