Site icon Telegrafi

PTHP dërgoi kërkesë deri te PSP për marrjen e lëndëve të saj

Prokurori publik i shtetit, Ljubomir Joveski ka dërguar kërkesë deri te PSP këtë pasdite për të marrë lëndët nga Prokuroria Speciale Publike, konfirmoi ai për “TV21”.

Kjo vjen pasi Katica Janeva nga paraburgimi dërgoi njoftim-autorizim duke kërkuar të gjitha hetimet, rastet dhe hetimet paraprake të merren nga Prokuroria Themelore Publike.

Tani duhet që nga Specialja të deklarohen nëse pranojnë ose jo t’i dorëzojnë lëndët e tyre.

Lexo po ashtu Prokurorët e PSP-së: Mandati jonë është deri në vitin 2020, kërkojmë zgjedhje të pasardhësit të Janevës

Nga PSP sot nëpërmes një deklarate informojnë se ata nuk kanë pranuar kërkesë nga Prokuroria Publike dhe shtuan se mos zgjedhja e një prokurori të ri dhe miratimi i ligjit të Prokurorinë Publike rrezikon punën dhe sigurinë e PSP-së./Telegrafi/

Exit mobile version