Site icon Telegrafi

PTHP: Aktivitetet në Klinikën e Onkologjisë janë nga procedura parahetimore

Me udhëzim të Prokurorisë Themelore Publike në Shkup, me urdhër nga gjykata, nga Ministria e Punëve të Brendshme po ndërmerren veprime nga procedura parahetimore.

Nga Prokuroria Themelore Publike bëjnë të ditur se këto aktivitete kanë të bëjnë me sigurimin e dëshmive që do të jenë lëndë me qëllim që të vërtetohet vepra penale.

Lexo po ashtu Aksion policor në Klinikën e Onkologjisë në Shkup, konfiskohen kompjuterë dhe dokumentacione

Jozyrtarisht, aksioni ka të bëjë me vjedhjet e barnave të shtrenjta që në vend t’u jepen pacientëve, janë shitur në tregun e zi.

Pas përfundimit të aksionit, nga MPB theksojnë se do të zbulohen detajet e vërteta./Telegrafi/

 

Exit mobile version