Site icon Telegrafi

PSV merr fitore të madhe ndaj Arsenalit

PSV ka arritur ta mposht Arsenalin me rezultat 2-0 në kuadër të xhiros së pestë të Ligës së Konferencës.

Holandezët e nisën ndeshjen shumë mirë duke rrezikuar me Xavi Simons dhe Cody Gakpo, ku ky i fundit shënoi, por nga pozita jashtë loje.

Arsenali tentoi të shënojë me Eddie Nketiah dhe Gabriel Martineli, por pa sukses.

Simons shënoi në fundin e pjesës së parë, por VAR anuloi golin për pozitë jashtëloje.

PSV e nisi edhe pjesën e dytë më mirë me disa raste para se të shënonte.

Joey Veerman u gjend më së miri pas asistimit të Luuk de Jong për të shënuar për 1-0 në minutën e 56-të.

Pas shtatë minutash, PSV shënoi edhe njëherë, ku kësaj radhe Luuk de Jong ishte ai që gjeti rrjetën për 2-0.

https://twitter.com/noxwin12/status/1585700370852249605

Arsenali tentoi të kthehej në lojë me Nketiah në minutën e 79-të, por nga afër gjuajtja e tij u prit nga portieri Walter Bartez.

Deri në fund nuk kishte më gola dhe holandezët morën tri pikë për të kaluar tutje.

Arsenali ka 12 pikë, ndërsa PSV ka 10 pikë. /Telegrafi/

Exit mobile version