Site icon Telegrafi

PSV e dëshiron Van Nistelrooyn si trajner

Ruud van Nistelrooy është kandidati i preferuar i PSV për të marrë postin e trajnerit sezonin e ardhshëm, raporton Eindhovens Dagblad.

Roger Schmidt do të largohet në fund të sezonit dhe skuadra e Eindhoven dëshiron që ish-sulmuesi të largohet nga ekipi i të rinjve për të marrë kontrollin e ekipit të të rriturve.

Van Nistelrooy ka treguar rezultate të mira me lojtarët e akademisë, gjë që e ka bindur PSV-në që ta vë në krye të skuadrës së parë për edicionin e ri.

Lexo po ashtu Zbulohen emrat e 20 lojtarëve që kanë shënuar më shumë penallti në këtë shekull

Klubi do të respektojë kohën e mbetur të Schmidt në skuadër dhe në fund të sezonit do t’i ndajnë rrugët me të.

Sulmuesi legjendar do të marrë drejtimin më pas të skuadrës dhe do të sfidojë vetën edhe më shumë, sidomos në elitën e futbollit holandez. /Telegrafi/

Exit mobile version