Prokuroria Speciale Publike ka reaguar në lidhje më informacionet në media rreth dhënies së urdhrit për fshirjen apo shpërbërjen e të dhënave në PSP.
“Sqarojmë se prokurorja speciale nuk ka dhënë urdhër për ndonjë shkatërrim të materialeve, të dhënave apo materialit dëshmues në kuadër të prokurorisë”, reagojnë nga PSP, njofton Telegrafi Maqedoni.
Nga PSP shtojnë se të gjitha aktivitetet vazhdimisht po ndërmerren kanë të bëjnë me ruajtjen e të dhënave, informacioneve, dokumenteve dhe listave që janë lëndë e punës së kësaj prokurorie.
“Duke u udhëhequr nga rregullat për mbrojtjen masave siguruese, teknike dhe organizative që mbrojnë materialin që gjendet në prokurori, mbrojtja e materialit është prioritet i lartë dhe në asnjë rast nuk do të ishte e lejueshme që i njëjti të rrezikohet”, thuhet në reagimin e PSP-së./Telegrafi/