Telegrafi

PSP tërheq aktakuzën në lëndën e “Sopotit”

Prokuroria Speciale ka larguar aktakuzën në rastin “Sopoti”. Prokurorja Katica Janeva thotë se nuk ka dëshmi me të cilat mund të dëshmohet aktakuza për të akuzuarit konkret.

Prokurori Burim Rustemi thotë se dëshmia e vetme për aktgjykimin e dhënë është dëshmia e Ramadan Bajrami, i cili dëshminë e ka dhënë nën presion. Rustemi thotë se vepra penale “terrorizëm” nuk mund të lidhet me të akuzuarit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Përfaqësuesit e DSK-së kanë kryer torturë fizike dhe psikike, pasi është arrestuar dhe rrahur në Strumicë. Dëshmitari është kërcënuar se do të vritet dhe është detyruar nga përfaqësuesit e DSK-së që të nënshkruajë një deklaratë, mbi të cilën bazohet aktgjykimi”, tha prokurori i PSP-së, Burim Rustemi.

Në këtë lëndë 10 persona akuzohen për veprën “terrorizëm”, ndërsa prokurorja Fatime Fetai në një konferencë në muajin maj tha se dëshmia e dëshmitarit Ramadan Bajrami, mbi të cilën është marrë vendimi është dekalaratë e shpifur./Telegrafi/