Prokurorja Speciale, Katica Janeva sot njoftoi se hetimi për lëndën “Shërbimet e huaja”, do të zgjerohet.
Ajo refuzoi të zbulojë nëse MPB-ja pajisjet i ka blerë nga një kompani nga Izraeli, sepse bëhet fjalë për informacion të klasifikuar.
Në lëndën “Shërbimet e huaja”, dyshohen dy persona për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit, ndihmësministri dhe shefi i pajisjeve operative të DSK-së në MPB.
Në lidhje me hetimin për “Pikëpagesa”, që zhvillohet për ish-deputeten nga OBRM-PDUKM-ja, Janeva njoftoi se hetimi mund të zgjerohet edhe për një deputet.
Lidhur me anulimin e PPS-së nga kërkesa për ngrirjen e selisë së OBRM-PDUKM-së, Prokurorja Speciale tha se këtë e e kanë bërë që të mos ndikojë në situatën politike.
Në pyetjen për orarin e ri të gjyqtarëve në Gjykatën Penale tha se nuk është e rëndësishme se kush do të gjykojë, por është e rëndësishme të gjykohet në mënyrë të pavarur dhe të paanshme./Telegrafi/