Site icon Telegrafi

PSP do të ngre ankesë për të liruarit e “Bankës Postare”

PSP konfirmoi se do të ngre ankesë në gjykatën penale, pasi gjykata vendosi vetëm masat paraprake kundër të arrestuarve, Ratko Dimitrovski, Kole Smillevski dhe Metodi Gllavçev në hetimin e hapur për privatizimin kriminal të “Bankës Postare”.

Të dyshhuar jan nëntë persona të cilët dyshohet se kanë përfituar ilegalisht pesë milionë euro në privatizimin e bankës ndërsa PSP për Dimitrovskin, Smillevskin dhe Gllavçevin kërkon paraburgim.

Lexo po ashtu PSP hap hetim të ri “Banka Postare”, dyshohen nëntë persona

“Këto janë lëndë të vjetruara, datojnë nga viti 2003 dhe viti 2004. Do të ishte shumë e ashpër nëse do të kishte paraburgim. Këto janë lëndë të cilat shpejtë mund të vjetrohen”, tha avokati i tyre, Branko Radonçiq./Telegrafi/

Exit mobile version