Site icon Telegrafi

PSP do të kontrollojë dokumentet e ”Ujësjellësit të Shkupit”

Drejtori i ”Ujësjellësi i Shkupit”, Dushko Veskovski në emisionin ”Hapur” në TV24 dje ka thënë se ka kërkesa nga revizorë dhe Prokuroria Speciale Publike për dokumentacionin rreth ndërtimit të objektit të kësaj ndërmarrje shtetëore, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Përveç ndërtimit të kësaj ndërmarrje, revizorët dhe PSP-ja do të hetojnë edhe punësimet. ”Janë punësuar stomatologë, juristë dhe noterë, pa nevojë” tha Veskovski.

Sipas tij, Qendra e klinikave të Shkupit nuk ka paguar ujë për 10 vite. /Telegrafi/

Exit mobile version