Gjykata Kushtetuese në faqen e saj zyrtare njoftoi sot rendin e ditës për seancën e ardhshme të planifikuar për të mërkurën, por në pikat e rendit të ditës nuk është paraparë shqyrtimi i Iniciativës për Ligjin për Prokurorinë Speciale, transmeton Telegrafi Maqedoni.
‘Revolucioni Laraman i dha një afat gjyqtarëve kushtetues deri më 18 qershor për të vendosur për PSP.
‘Gjykata Kushtetuese nuk ka vepruar ende në kërkesën tonë për mbrojtjen e drejtësisë. A planifikon kjo Gjykatë, e themeluar në emër të qytetarëve dhe e paguar me paratë e qytetarëve që të vendos për Prokurorinë Speciale Publike? Ose ka për qëllim që ta shfuqizojë’, pyesin nga ‘Revolucioni Laraman’. /Telegrafi/