Site icon Telegrafi

PSP do ta ankimojë vendimin e Gjykatës për pasaportën e Kançeskës

Prokuroria Speciale Publike do të ankimojë vendimin e sotëm të Gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore Shkup 1, e cila ka refuzuar kërkesën për marrjen e pasaportës të ministreshës së Kulturës, Elizabeta Milevska si të pabazë, konfirmoi PSP për SDK, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kançeska-Milevska është e dyshuara e parë në rastin “Tenderët” të PSP-së, e cila akuzohet për manipulimin e tenderit prej një milion euro për ndërtimin e Muzeut të OBRM-PDUKM-së. /Telegrafi/

Exit mobile version