Prokuroria Speciale Publike sot pret që ti pranojë vendimet individuale për të gjithë ato persona të cilëve presidenti Ivanov ua ka tërhequr faljen, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Në mesin e të dyshuarve në rastet “Titanik”, “Tortura”, “TNT”, “Kalaja”, ka persona për të cilët nuk vlen falja, por edhe të tillë që akoma janë në mesin e të falurve.
Nga PSP për Telma thënë se tani për tani e kanë parë vetëm shpalljen në Gazetën zyrtare.
Shpresojnë që brenda ditës do ti pranojnë vendimet për çdo person individualisht që të shohin në mënyrë konkrete cilët falje janë shfuqizuar dhe në bazë të kësaj të bëjnë analizë si do të ndikojë kjo ndaj punës së tyre. Në përgjithësi, parimi im sundimit të së drejtës duhet të jetë pa përzgjedhje dhe të ketë trajtim të barabartë ndaj të gjithëve, thonë nga PSP.
Përndryshe në listën zyrtare të faljeve të shfuqizuara të publikuar në Gazetën zyrtare, gjenden emrat e liderëve të OBRM-PDUKM dhe LSDM, ish ministrave Janakieski dhe Jankulovska, ish drejtorit të DSK, Sasho Mijalkov, sekretarit të përgjithshëm të qeverisë, Kiril Bozhinovski, kryetarit të Kuvendit Trajko Veljanoski, këshilltarit në Qeveri, Martin Protugjer dhe ish agjenti i kundërzbulimit, Zoran Verushevski./Telegrafi/