Për gjashtë muajt e fundit ekipi i Katica Janevas ka ngritur gjithsej 18 aktakuza për 19 lëndë kundër 120 personave për 168 vepra penale, thuhet në raportin e fundit për punën e PSP-së.
Gjatë periudhës raportuese janë hapur gjithsej 7 lëndë kundër 25 personave fizik dhe janë marrë masa hetuese kundër 4 personave juridik. Janeva shkruan se është me rëndësi të veçantë mendimi i Gjykatës së Apelit në lidhje me pranimin e “bombave” si dëshmi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga Gjykata e shkallës së parë nuk është ndarë asnjë nga masat e kërkuar për paraburgim, shkruan Janeva. Paditë penale janë më shumë për keqpërdorim të detyrës zyrtare (77) dhe aktivitete kriminale (26).
Në gjashtë muajt e fundit janë hapur 142 lëndë parahetimore. Prej tyre 49 lëndë janë formuar me iniciativë të PSP, ndërsa 93 lëndë janë formuar nga lajmërimet e qytetarëve tjerë.
PSP shpreson që në periudhën e ardhshme do të gjendet zgjidhje ligjore për mundësimin e saj të punojë në kushte të mira dhe pa pengesa.
“Duke pasur parasysh interesin e publikut, shpresoj që ndryshimet ligjore të cilat janë në vazhdë do të mundësojnë barabarësi ligjore për gjithë kryerësit e veprave penale”, shkruan Janeva në raport./Telegrafi/